Kriza në martesën Kidman–Urban?!
Shenjat e para të ndarjes mes Nicole Kidman dhe Keith Urban u panë që në korrik, kur këngëtari i njohur i muzikës country reagoi në mënyrë të papritur ndaj një pyetjeje që ju bë një interviste në radio.
Gjatë një lidhjeje Zoom me radion australiane Mix 102.3 më 1 korrik, Urban u përball me pyetjen:
“Si ndiheni kur e shihni Nicole Kidman në skena dashurie me aktorë më të rinj, si Zac Efron?”
Pak çaste më vonë, lidhja u ndërpre menjëherë, duke lënë përshtypjen se ekipi i tij ndërhyri për të shmangur pyetjen.
Tani që ndarja e çiftit pas 19 vitesh martesë është konfirmuar, kjo ndërprerje po shihet si një sinjal i hershëm i vështirësive në marrëdhënien e tyre. Me Kidman të angazhuar në projekte filmike dhe Urban në turne muzikor, distanca dhe angazhimet duket se kanë bërë të vetën.