Kourtney Kardashian lançon produktin e ri për shëndetin e vaginës… një lëpirëse!
Kourtney Kardashian ka lançuar një tjetër produkt në markën e saj “Lemme” të suplementëve shëndetësorë, por këtë herë në një kombinim krejt të papritur.
Krahas suplementëve “Lemme purr”, që janë çamçakëza me probiotikë që përmirësojnë shëndetin vaginal, ajo tashmë i ka hedhur në treg produktet në formën e… lëpirëses!
Një formë e veçantë e marketimit kjo, që pritet të ketë po aq sukses sa çamçakëzat, apo si shumë produkte që motrat Kardashian nxjerrin në treg.
Probiotikët ndihmojnë në ruajtjen e mikrobiomës vaginale, të ekosistemit të baktereve dhe kërpudhave që jetojnë brenda vaginës.
Rëndësia e tyre është e madhe pasi nëse mikrobioma vaginale nuk është e shëndetshme, kjo çon në rritjen e rrezikut të baktereve, të infeksioneve të rënda apo deri edhe në komplikacionet e shtatzënisë.
Produkti i ri i Kardashian ndihmon në prodhimin e acidit laktik, që çon në balancimin e nivelit të pH të trupit, rrit imunitetin dhe rregullon nivelin e sheqerit në gjak.
Lëpirëset e reja kanë edhe vitamin C, që sipas markës rrit numrin e antioksidantëve dhe janë me ananas për shije më të mirë.
Ky në fakt nuk është suplementi i parë në formë lëpirëseje nga “Lemme”, pasi më parë ata kanë nxjerrë në treg një të ngjashëm për flokët, thonjtë dhe lëkurën.
Kourtney Kardashian, që e ka reklamuar vet produktin e ri me disa foto provokuese, është entuziaste se ashtu si lëpirëset e sipërpërmendura u pritën shumë mirë nga blerësit e saj, edhe këto për shëndetin vaginal do të kenë sukses.
