Klaudia Pepa bëhet pjesë e filmit thriller në Itali
Balerina e njohur, Klaudia Pepa, ka arritur majat dhe në Itali. Sukseset për bukuroshen mesa duket nuk kanë fund.
Artistja do të jetë pjesë e një filmi thriller në Itali. Këtë lajm e ka bërë me dije vetë Pepa e cila ka njoftuar se pas 21 prillit do të aktrojë për filmin “Reverse”.
Ky thriller ligjor ka në qendër historinë e një një vrasësi serial famëkeq të ‘Influencers’, që i kryen krimet e tij duke përdorur gjithmonë një thikë blu dhe konsiderohet i paaftë për të kuptuar apo dëshiruar.
Në film Klaudia do të luajë Francescën, një haker që punon për policinë. Ndihma e saj dhe aftësitë kompjuterike luajnë rol kyç për të ndihmuar policinë për kapjen e vrasësit.
“Reverse” është me regji nga Mauro John Capece, ku pjesë e tij janë aktorët: Corinna Coroneo, Gabriele Silvestrini, Adrien Liss, Iago Garcia, Simonetta Ingrosso, Lorenzo Tarocchi.