Kim Kardashian e pranon:”Pas divorcit kam më shumë vetbesim”
Kim Kardashian realizon një nga ëndrrat e karrierës, në kopertinën e Vogue France. Në një moment fuqizimi personal dhe profesional, Kim Kardashian shfaqet “topless” në numrin e tetorit të Vogue France, duke e cilësuar këtë si një nga momentet më të larta të karrierës së saj. Ylli 44-vjeçar përfiton nga ky editorial për të reflektuar mbi një periudhë të re në jetën e saj një fazë lirie dhe vetëbesimi të plotë, larg ndikimit të ish-bashkëshortit Kanye West.
Pas përfundimit të divorcit nga Kanye, tashmë 48 vjeç, tre vite më parë, Kim rrëfen për Vogue:
“Kur mbusha të dyzetat, nëna më tha se vitet që do vinin do të ishin më të mirat e jetës sime. Dhe kishte të drejtë vetëm në tre-katër vitet e fundit kam fituar këtë vetëbesim. Më parë, më duhej gjithmonë të kërkoja mendimin e dikujt tjetër përpara se të merrja një vendim. E mendoni dot?
Kim e lidh këtë transformim të saj me modën, duke e parë si një element kyç në ndërtimin e vetëbesimit të saj. Ajo veçon stilistin Demna (ish-drejtor artistik i Balenciaga-s) si një nga figurat më të rëndësishme në këtë rrugëtim të saj stilistik dhe personal.