Sorry, no posts matched your criteria.

Keni flokë të yndyrshëm?! Ja disa maska që do ju shpëtojnë jetën

Flokët e yndyrshëm janë shumë të lodhshëm. Shumica mendon se t’i lash shpesh të ndihmon por thjesht sa fshihemi nga problemi në mënyrën e gabuar. Floku duhet trajtuar me produktet e duhura dhe duhet të kujdesemi për të ashtu si kujdesemi për fytyrën tonë.

Këtu do të gjeni disa maska shumë efikase për të shpetuar nga ky problemë:

1.Mjalt, limon dhe Aloe Vera

Për këtë na duhen: 1 lugë xhel aloe vera, 1 lugë lëng limoni, 1 lugë mjalte / në varësi të gjatësisë së flokut

Përziejmë masën e krijuar dhe e vendosim në rrenjët e flokëve duke i masazhuar, e lëmë për 20 min të qëndrojë në flokë dhe më pas e lajmë me shampo. Këto ingrediente kanë aftësi antioksiduese dhe antibakteriale dhe e lënë flokun të duket me shkëlqim në një mënyrë të shëndetshme.

2.Maskë me kos

Për këtë na duhen: kos, 1 lugë të vogël sode, 1 lugë limon

Kjo është një ndër maskat më efektive në trajtimin e yndyrës në flokë. Duhet të shtoni kos në bazë të gjatësisë së flokut tuaj dhe e përziejmë me një lugë të vogël sode dhe një lugë limon. E lëmë të qendrojë në flokë për 40 min dhe më pas e lajmë me shampo.

3.E bardhë veze dhe lëng limoni

Për këtë na duhen: 1 e bardhe veze dhe lëngu i 1 limoni

Marrim të bardhën e një veze, e rrahim deri sa të bëhet shkumë dhe i shtojmë lëngun e një limoni, e përziejmë dhe e vendosim në flokë për 30 min, më pas e lajmë me shampo dhe ujë të vakët. 

4.Maskë me uthull molle

Për këtë na duhen: uthull molle dhe 2-3 pika vaj livando

Uthulla e mollës përdoret gjerësisht në maska të ndryshme në kushtet e shtëpise edhe për fytyrën, megjithëse është shumë i fortë si produkt, kështu që duhet të keni kujdes nëse keni lëkurë të ndjeshme. Përzjeni në sasi të barabartë ujë me uthull molle në varësi të gjatësisë së flokut që keni, hidheni në një bidon të vogël ose shishe dhe sprucojeni nëpër flokë. Lëreni të veproj për 15 min dhe shplajeni me ujë të vakët. Nëse doni të eleminoni dhe zbokthin mund të hidhni dy-tre pika vaj livando. 

5.Maskë me luleshtrydhe

Për këtë na duhen: 1/2 kupë me luleshtrydhe, 1 lugë lëng limoni

I përziejmë luleshtydhet në blender bashkë me lëngun e limonit, mundësisht i kalojmë në filtruese për të eleminuar farat e luleshtrydheve. Marrim lëngun dhe e vendosim në flokë për 10 min, nëse ju ngel pak mund ta vendosni në fytyrë për një efekt të dyfishtë. Më pas e lajmë me ujë të vakët dhe shampo si normalisht.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com