Sorry, no posts matched your criteria.

Keni flokë të thatë?! Ja 3 maska që duhet të provoni patjetër

Floku është gjysma e bukurisë, kjo është edhe arsyeja përse mijëra femra në të gjithë botën i kushtojnë rëndësi trajtimit të tyre gjatë gjithë kohës, mirëpo trajtimi nuk duhet kufizuar vetëm tek larja, krehja, apo lyerja.

1.Maskë me majonezë dhe vaj kokosi:
 Në një enë përzieni 2 lugë gjelle majonezë dhe 1 lugë gjelle me vaj kokosi. Të dy këta përbërës kanë në përmbajtjen e tyre antioksidantë dhe acide yndyrore të ngopura Omega-3, të cilët parandalojnë veprimin e radikalëve të lira në flokë dhe ushqejnë e hidratojnë skalpin.

Pasi të keni larë kokën si zakonisht, aplikoni maskën e mësipërme për disa minuta duke e masazhuar me lëvizje të buta për 10-15 minuta dhe në fund shpëlajeni me ujë të vakët. Flokë tuaj do të duken më të butë se kurrë më parë.

2.Maskë me vaj ulliri, mjaltë dhe vezë:
 Vaji i ullirit, mjalti dhe veza janë tri prej produkteve më të përdorura në kuzhinë, madje shumë prej jush mund t’i kenë përdorur për të bërë ndonjë ëmbëlsirë. Por, Living ka një ide më të mirë se kaq, t’i përdorni për të trajtuar flokët e thatë: bashkoni 2 të kuqe vezësh, 1 lugë gjelle mjaltë dhe 1 lugë gjelle vaj ulliri.

Lagni flokët paraprakisht dhe më pas aplikoni maskën në gjithë gjatësinë e flokut me ndihmën e një furçe. Lëreni të veprojë për 30 minuta dhe më pas lani kokën me ujë të vakët pa shampoo.

3.Maskë me gjalp dhe uthull molle:
 E pasur me kalcium, magnez, potas, fluor, fosfor, vitamina A-B1-B2-B6, C dhe E, acid cetik, pektinë, beta-karoten etj, uthulla e mollës është pa diskutim një depo vlerash ushqyese që duhet të përdorni herë pas here në ritualin e përkujdesjes së fytyrës, flokëve dhe trupit.

E kombinuar me acidet yndyrore të gjalpit dhe vitaminën A dhe E që gjendet tek ai, ajo mund të bëjë mrekulli për flokët tuaj.

Merrni pak gjalp dhe falë nxehtësisë së fërkimit masazhoni skalpin dhe majat e flokëve për disa minuta. Ndërsa uthullën e mollës këshillohet ta përdorni gjatë shpëlarjes me ujë ngrohtë dhe pak shampo. Provojini sepse nuk do të zhgënjeheni.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com