Sorry, no posts matched your criteria.

“Ke tradhtuar atdheun”, Anxhela Peristeri rrëfen reagimin e shqiptarëve pasi zbuloi rrënjët e saj nga Greqia

Anxhela Peristeri ka folur sërish përsa i përket akuzave që ia janë drejtuar asaj në lidhje me origjinën. E ftuar në emisionin “Tempora” në Rtv Ora, këngëtarja është shprehur se nuk e priste interesin e madh që pati nga populli grek.

Nga ana tjetër, ajo shtoi se ka pasur dhe luftë nga shqiptarët, të cilët sipas saj i thonin me komente se ka tradhëtuar Shqipërinë.

‘Ishte një interes shumë i madh, nuk e prisja. Ngaqë unë jam greqisht folëse, nga mbiemri im kanë menduar se mund të jem greke. Unë kam një prejardhje shumë të largët nga gjyshi po unë kam lindur këtu dhe rritur këtu. Sa herë që një person shkëlqen, thonë është ashtu është kështu. Më kanë pyetur në intervista se përse mbiemri jot është grek. Peristeri në greqisht do të thotë pëllumb. Unë pata shumë luftë dhe nga shqiptarët për këtë gjë, që thoshin ke tradhëtuar atdheun.’- tha Anxhela

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com