
Kë do të intervistonte Dojna Mema më shumë se 1 herë/Ja si përgjigjet
Dojna Mema, një prej moderatoreve më të njohura, si gjithmonë është më pranë fansave të saj.
Kësaj rradhe, nëpërmjet një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit e saj, ajo u pyet nëse do të kishte dëshirë të intervistonte një person për të dytën herë.
Ajo u përgjigj se nëse do të ishte dikush, do të ishte padyshim Edmond Tupja, Arjan Çani.
Gjithashtu moderatorja nuk la pa përmendur Vlashent Satën.
“Mbi të gjitha këtë djalin do e intervistoja gjithë jetën”, duke na lënë të kuptojmë që marrëdhënia e tyre sa vjen e bëhet më e fortë.
