Sorry, no posts matched your criteria.

Kanye festoi ditëlindjen, urimi i Kim na habiti të gjithëve

Sot Kanye kishte ditëlindjen dhe në këtë ditë të veçantë, ajo që na habiti më shumë ishte urimi i Kim.

Të gjithë e prisnim urimin e saj sepse edhe pse janë ndarë, Kanye mbetet babai i fëmijëve të saj, por jo këtë urim kaq të ndjerë.

“Gëzuar ditëlindjen. Të dua përjetë”, ka shkruar Kim për Kanye-n.

Mos vallë dyshja është ribashkuar përsëri?!
Po ashtu dhe Khloe ka postuar në Instagram një foto, në të cilën shihet përkrah Kim, Kanye-s dhe partnerit të saj, Tristan Thompson. Kim Kardashian i ka ndarë përfundimisht rrugët me Kanye dhe po ashtu edhe Khloe përflitet se është ndarë nga Tristan. Nga ana tjetër, në urimin e saj të ditëlindjes, Khloe e cilëson Kanye West “vëllai im përjetë”.

“Gëzuar ditëlindjen vëllai im përjetë!!! Paç ditëlindjen më të bukur Ye! Të dërgoj shumë dashuri dhe pafund bekime!!”, shkruan Khloe në urimin e saj në Instagram.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com