Sorry, no posts matched your criteria.

Ka vetëm një arsye që Visjan Ukcenaj është gati të lërë “Klanifornian” për “Portokallinë

Visjan Ukcenaj, aktori i njohur, është bërë tepër i njohur dhe i suksesshëm në emisionin “Klanifornia”.

Mirëpo i ftuar së fundmi për një intervistë në emisionin radiofonik “Pardon my french”, aktori tha se ka vetëm një arsye për të lënë punën e tij aktuale.

“Shumica e aktorëve të humorit kanë dalë nga institucioni “Portokalli” dhe nga një logo dhe mbështetje shumë e madhe që është “Top Channel”. Unë e respektoj shumë “Portokallinë”  sepse e kam pëlqyer që prej fillimeve të saj. Por, jam i lumtur edhe që unë dhe Albano Bogdo jemi bërë të famshëm nga jashtë “Portokalli”-së dhe jemi krenarë për këtë gjë sepse çdo gjë e kemi arritur me punë dhe forcën tonë. Unë jam shumë i lumtur me kolegët me të cilët punojmë, por rroga është primare, nëse rroga do të më cënohej do të shkoja në “Portokalli”. Aktorët atje i kam shumë miq dhe kam respekt për ata”, u shpreh Visjani.

Ndër të tjera, Visjani foli për brrylat në profesionin e tij, duke shtuar se ndonëse ka realizuar mbi 40 karaktere të ndryshme, disa njerëz që i cilësoi “pa karakter” mundohen “t’i prishin punë” apo ta “godasin pas shpine”, në disa raste edhe sy më sy.

“Thikat në profesionin tonë janë të pashmangshme por në fushën e artit janë gjithmonë të kamufluara. Duhet të ruheni nga njerëzit që mundohen t’jua fusin thikën nga para. Njeriu duhet të ketë gjithmonë një qëllim, të mos ndalet kurrë dhe të mbrojë familjen. Ti mund të ‘hash grushta’, por e rëndësishme është që të ngrihesh sërish”, u shpreh Visjani.

 

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com