Jozi e thotë qartë:Kurrë një bashkëpunim me Gjestin!
Jozefin Marku, ish-banori i edicionit të katërt të Big Brother VIP ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën muzikore, projektet që do të vijnë, jetën personale dhe jo vetëm. Në “live from Tirana” Jozi u pyet edhe për raportin me Gjestin, me të cilin pati përplasje të mëdha gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme si dhe një sherr virtual në momentin kur doli nga Big Brother.
Pjesë nga biseda:
Ronaldo: Ke komunikuar me Gjestin?
Jozi: Kurrë.
Ronaldo: Kurrë pas Big Brotherit?
Jozi: Asnjëherë, zero.
Ronaldo: Keni rastisur ndokund?
Jozi: Jo. Asnjëherë.
Ronaldo: Po nëse menaxheri yt ose i Gjestit thotë që ju të bëni një këngë të dy? Do ta bënit?
Jozi: Këngë të dy është e pamundur mendoj.
Ronaldo: Pse? Ne jemi popull që dimë të falim…
Jozi: Patjetër që po, shumë ok për atë. E shoh diçka të pamundur. Nëse duam të themi gjëra kot po mund të themi por…
Ronaldo: Do të jesh i sinqertë në raport me publikun?
Jozi: Po.
Ronaldo: Zero shanse për bashkëpunime. As një mesazh ose nuk keni rastisur ndonjëherë në korridoret e Top Channel?
Jozi: Anjëherë, nuk e di po si duket na i bëjnë këto oraret unë paradite ai pasdite.