Sorry, no posts matched your criteria.

Johnny Depp transformohet tërësisht për rolin e ri

Filmi më i fundit i Depp,  “Minamata”, tashmë është publikuar zyrtarisht në “DVD” dhe transmetim ndërsa ai përgatitet për një çështje tjetër gjyqësore.

Depp publikoi një video të vogël të procesit të tij të transformimit për të përkujtuar rastin.

Filmi Minamata, i publikuar nga Samuel Goldwyn Films është i disponueshëm në “Hulu”. Duke qenë se është filmi i parë me yllin e “Pirates of the Caribbean” që do të shfaqet pas një kohe,  pritet që një numër i konsiderueshëm njerëzish mund të jenë të interesuar ta shohin atë.

Filmi është bazuar në filmin me të njëjtin emër nga Aileen Mioko Smith dhe W. Eugene Smith. Filmi u prodhua gjithashtu nga Johnny Depp. Ky i fundit luan rolin e Smith-it të ndjerë, një fotoreporter introvert amerikan i cili vizitoi Japoninë në vitet 1970 për të parë shfaqjen e një sëmundjeje të pashpjegueshme.

Xhirimet e këtij filmi janë bërë gjatë periudhës së pandemisë. Transformimi i Depp është surprizues dhe kurioziteti i ndjekësve është i madhe edhe për faktin se ky është roli i parë kinematografik pas gjyqit që aktori mbylli me ish-bashkëshorten e tij Amber Heard.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com