Sorry, no posts matched your criteria.

Johnny Depp i sinqertë: Vitet e kaluara me Vanessa Paradis ishin një “mrekulli”

Aktori i famshëm Johnny Depp, së fundmi në një intervistë është shprehur se jeta me partneren franceze Vanessa Paradis dhe 2 fëmijët e tyre ka qenë një “mrekulli”.

“Nuk kam çfarë të shpreh veç fjalëve të mira për kujtimet e mrekullueshme të atyre viteve. Ato kohë më dhanë mundësinë mua të isha thjesht babai që shoqëronte fëmijët.” – shprehet Depp.

“Vanessa ishte në kohën kur bënte turet e saj, shumë show njëri pas tjetrit, kështuqë unë bëra babain e familjes për njëfarë kohe.” –  thotë me shaka aktori gjatë qëndrimit e tij në Tokyo të Japonisë, duke theksuar se ajo ishte një kohë e mrekullueshme, njësoj si emri i albumit të Vanessa Paradis, “Bliss”.

Kujtojmë se Johny Depp me aktoren, këngëtaren dhe modelen kaloi një kohë të gjatë nga viti 1998 deri në vitin 2012, me 2 fëmijë të lindur nga marrëdhënia e tyre.

Pas ndarjes nga njëri-tjetri, ylli i “Pirates of the Caribbean” ka pasur disa lidhje të tjera me personazhe të famshëm si aktorja Winona Ryder, modelja Kate Moss, e më pas me Amber Heard, marrëdhënia me të cilën u mbyll në sallën e gjyqit. Akuzat për dhunë fizike dhe psikologjike nga aktorja u hodhën poshtë, por karriera e Depp pësoi një goditje të fortë për vite me radhë për këtë arsye. Gjithësesi ai vitet e fundit është rikthyer me projekte të reja, e për këtë ka qenë prezent edhe në një festival filmi në Japoni.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com