Sorry, no posts matched your criteria.

Jessica Simpson: Nuk e harroj se si Ashton Kutcher reagoi kur i thashë se jam e virgjër, 22 vjeç

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jessica Simpson ka treguar një histori gjatë një takimi me aktorin Ashton Kutcher, e cila ka surprizuar shumë këtë të fundit.

Gjatë një interviste për “Entertainment Tonight”, 45-vjeçarja e cila ka qenë duke reflektuar për karrierën e saj, ka folur edhe për një bashkëbisedim me kolegun Kutcher, me të cilin kanë luajtur bashkë në sezonin e 5-të të serialit “That ‘70s Show”.

“Nuk mund ta harroj kurrë momentin kur i tregova Ashton-it se isha e virgjër. Ai me pyeti thjesht: Pse?!” – shprehet Jessica, lidhur me bashkëbisedimin e shkurtër kur ajo ishte 22 vjeç.

“I shpjegova arsyen se nuk kisha gjetur ende bashkëshortin tim. Domethënë, e kisha takuar atë (Nick Lachey) në atë kohë, ama isha ende e virgjër. Djemve u pëlqen kjo gje.” – shtoi Simpson, që sot është edhe një fashion designer e suksesshme.

Jessica tregoi gjithashtu se në atë kohë, pavarësisht narrativës që mbizotëronte në publik rreth saj, ajo nuk kishte bërë asnjëherë dashuri pasi nuk i shkonte mendja te të tjerët apo jeta seksuale.

Gjithashtu, gjatë intervistës, përtej habisë së Ashton rreth virgjërisë së saj, Simpson tregoi se kishte marrë aktorin njëherë të ishte model në klipin e saj debutues të këngës “I wanna love you forever”, por që u hodh poshtë nga menaxherët.

“Ka një version të parë që nuk e ka parë askush, e për këtë duhet që ‘Sony’ të na japë të drejtat ta publikojmë pasi Ashton Kutcher ishte model në klip. Bashkë kërcenim vals.” – tha këngëtarja.

“Në video ne vallëzojmë në një rezidencë të madhe, gjithka duket madhështore… një video 1 milion dollarëshe!” – rrëfen Jessica për videoklipin e papublikuar, i cili sipas saj nuk u lejua për një problem me modelin e flokëve, që nuk ishte ai i duhuri. Artistja tregon më tej se ky version u arkivua dhe menjëherë pas u xhirua një videklip i ri për këngën, ku nuk kishte më në brendësi as Ashton Kutcher e as një histori dashurie.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com