Jennifer Lopez: “Divorci me Ben Affleck gjëja më e mirë që më ka ndodhur”
Teksa reflekton mbi ndarjen e tyre më shumë se një vit më pas, aktorja 56-vjeçare Jennifer Lopez pranoi se ky kapitull i vështirë i jetës e ka “ndryshuar” dhe e ka ndihmuar të “rritet në mënyrën që kishte nevojë”.
Në gusht të vitit 2024, Lopez depozitoi kërkesën për divorc nga Ben Affleck, pikërisht në përvjetorin e tyre të dytë të martesës, duke përmendur “dallime të pajtueshme”. Pasi divorci u finalizua në fillim të këtij viti, këngëtarja dhe aktorja u shpreh se kishte “shijuar shumë jetën” pas ndarjes.
Megjithatë, në një intervistë të dhënë për CBS News Sunday Morning, të transmetuar këtë të diel, ajo i rrëfeu gazetarit Lee Cowan se periudha pas ndarjes ishte gjithashtu “shumë e vështirë”.
Jennifer kujtoi se ishte duke punuar në filmin e saj më të ri, Kiss of the Spider Woman, gjatë asaj kohe një projekt që ironikisht kishte si producent ekzekutiv ish-bashkëshortin e saj, Ben Affleck.