Sorry, no posts matched your criteria.

“Je i neveritshëm!”, videoja e Princit William me fotografin bëhet virale. Reagon Pallati Mbretëror

Një video e Princit William e kapur nga një fotograf, i cili dyshohet se po filmonte familjen e tij teksa po shijonin një xhiro me biçikletë, është bërë virale.

Duka i Kembrixhit po shijonte një shëtitje të qetë familjare me biçikletë në janar të vitit të kaluar pranë shtëpisë së tyre në Anmer Hall në Sandringham, kur një fotograf paparac shfrytëzoi rastin për të bërë disa foto.

Në videon e regjistruar në janar 2021 Princi William dëgjohet: “Ti ishe këtu duke kërkuar për ne”.

Më pas një grua, e cila thuhet të jetë Kate Middleton, dëgjohet duke thënë: 

“Ne jemi jashtë për një shëtitje me biçikletë me fëmijët tanë, të pamë pranë shtëpisë tonë”.

Princi William më pas thotë: “Si guxon të sillesh siç ke bërë me fëmijët tanë? Si guxon? A po na përndjek këtu duke kërkuar ne dhe fëmijët tanë? Unë jam jashtë për një shëtitje të qetë me biçikletë me fëmijët e mi një të shtunë dhe ti nuk më jep as emrin tënd. Ti je i egër, je i neveritshëm, vërtet je… Pse je këtu?” vazhdoi ai.

Pallati Kensington e ka quajtur një ‘shkelje e privatësisë’ dhe tani videoja është fshirë. Kjo nuk është hera e parë që familja mbretërore përballet me një shkelje të privatësisë. Në vitin 2017, revista franceze Closer u urdhërua të paguante 100,000 euro pasi bëri një foto me dylbi të Kate Middleton duke bërë banjë dielli në një tarracë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com