Sorry, no posts matched your criteria.

Jason Derulo organizon festën më të bukur për të zbuluar gjininë e bebit

Jason Derulo, këngëtari i njohur, do të bëhet baba për herë të parë.

Ai është në një marrëdhënie me një super modele, Jena Frumes. Lajmin e kanë bërë vetë të ditur çifti me anë të postimeve në Instagram.

Këngëtari publikoi një video me të dashurën e tij teksa të dy ecnin përgjatë plazhit gjatë perëndimit të diellit.

Ai më pas puthi barkun e mamasë së fëmijës së tij të ardhshëm.


“Nuk mund të isha më i ngazëllyer për këtë kapitull të ri në jetën tonë @jenafrumes,” shkroi Jason në një video

Jason Derulo së bashku me modelen kanë organizuar një festë magjepëse për të zbuluar gjininë e bebes. Një mënyrë krejtësisht e veçantë që nuk e kishim parë më parë. Nëse të gjithë shpojnë një tullumbac për të zbuluar gjininë, Jason kishte menduar ndryshe.

Fishekëzjarre në qiell!!! Nëse do të mbizotëronte ngjyra blu do të ishte djalë dhe nëse rozë vajzë.

E gjeni dot gjininë?! Epo, Jason Derulo dhe Jena Frumes do të bëhen me djalë dhe janë tepër të lumtur për këtë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com