Sorry, no posts matched your criteria.

Sukses pas suksesi! Dua Lipa jep lajmin e rëndësishëm për fansat e saj

“The Telegraph” ka raportuar se një nga emrat e propozuar për t’u studiuar në Universitetin e Oksfordit në Britani të Madhe. është edhe Dua Lipa. Këngëtarja me orgjinë shqiptare theu rekordin e saj në “livestream”, duke i zëvendësuar kështu muzicientët klasik siç janë Mozart-i e Beethoven-i.

“Repertori klasik i mësuar në Oksford, i cili përfshin vepra nga Mozart dhe Beethoven, përqendrohet shumë te “historia evropiane nga periudha e sklavërisë”, thanë profesorët.

Kujtojmë se ndërkohë që gjithë bota po kalonte një moment shumë të vështirë, Dua Lipa solli një projekt që erdhi në momentin e duhur për të shëruar të gjitha zemrat. Ka kaluar plot një vit nga koha kur Dua Lipa publikoi albumin e saj, “Future Nostalgia” që kaloi çdo pritshmëri të këngëtares në mbarë botën. “Future Nostalgia” vazhdon të jetë një nga albumet e preferuara për publikun dhe Dua Lipa së fundmi shkroi një mesazh të gjatë falënderues për të gjithë.

Dua ka zbuluar se së shpejti do të jetë e pranishme si e ftuar speciale në “Brit Aëards” për të performuar.

Lajmin e madh e ka dhënë vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram.

 “Unë jam shumë e ngazëllyer që po kthehem të performoj për të gjithë në Britani këtë vit. Do të jetë me të vërtetë e veçantë të kthehem në skenë në Mbretërinë e Bashkuar”, tha Dua.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com