
Jason Derulo do të bëhet baba për herë të parë dhe ne e marrim vesh tani?!
Jason Derulo, këngëtari i njohur, do të bëhet baba për herë të parë.
Ai është në një marrëdhënie me një super modele, Jena Frumes. Lajmin e kanë bërë vetë të ditur çifti me anë të postimeve në Instagram.
Këngëtari publikoi një video me të dashurën e tij teksa të dy ecnin përgjatë plazhit gjatë perëndimit të diellit.
Ai më pas puthi barkun e mamasë së fëmijës së tij të ardhshëm.
“Nuk mund të isha më i ngazëllyer për këtë kapitull të ri në jetën tonë @jenafrumes,” shkroi Jason në një video.

Jena gjithashtu postoi një foto të mrekullueshme nga i njëjti xhirim.
“Mami & Babi“, shkroi ajo krahas fotos.
