Sorry, no posts matched your criteria.

Janë apo nuk janë bashkë? Zbulohet raporti i Semit me Ron

Këngëtarja Semi Jaupaj vijon të jetë në qendër të vëmendjes që pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”.

Një ndër këngët që publiku pëlqeu menjëherë ishte pikërisht ‘All your lovin’ në bashkëpunim me Ron Zaitin. Dyshja u përfolën gjerë e gjatë për një marrëdhënie dashurie. Por si qëndron e vërteta?

Prive ka zbuluar se dyshja janë vetëm miq tashmë.

“Semi dhe Roni, vetëm shokë? E vërtetë… Ndjenja s’ka avancuar tutje. Burime të Prive kanë precizuar se raporti ndërtuar ‘blic’ ka përfunduar me kaq. Dyshja kanë zgjedhur që të mbesin miq të mirë me njëri-tjetrin. Më shumë, jo”, thuhet në insertin e Prive.

Kujtojmë se Semi ka qenë në një marrëdhënie dashurie disa vjecare me këngëtarin Bojken Lako.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com