Joni zbulon në mënyrën më të ëmbël gjininë e bebit të Arbanës dhe Eduartit
Arbana Osmani po shijon ditët e fundit të shtatzënisë e po kalon disa ditë pushimi në Firence me familjen e saj. Ditën e sotme në një mënyrë mjaft speciale është zbuluar gjinia e bebit që ajo do të sjellë në jetë. Djali i saj i madh, Joni, na konfirmoi gjininë e fëmijës në mënyrën më të bukur dhe të çiltër.
Në një postim në ‘InstaStory’, Arbana shihet duke shëtitur me kuaj në Firence, ndërsa pranë saj ndodhet Joni.
“Hë mo Joni”, i thotë ajo duke buzëqeshur.
“Në Firence, ja me motrën”, thotë ai duke i përkëdhelur barkun moderatores.
Prej kohësh u përfol se Arbana ishte në pritje të një vajze pas dy djemve por askush nuk e kishte konfirmuar deri tani.