Ja kur do të martohet kryeministri britanik me bukuroshen 22 vite më të re
Kryeministri britanik, Boris Johnson, thuhet se do të martohet me të fejuarën e tij, Carrie Symonds, në korrik 2022. Mësohet se çifti i kanë dërguar ftesat e dasmës familjarëve dhe miqve të tij.
Johnson dhe partnerja e tij Symonds janë fejuar në fund të vitit 2019, por, si shumë çifte, i shtynë planet e tyre të martesës, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Ndërsa kjo do të jetë martesa e tretë për Johnson, për Symonds do jetë e para.
Nuk dihet saktësisht vendi ku çifti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë, ndërsa data e martesës do të jetë 20 korrik.
Kryeministri Johnson dhe e fejuara e tij 22 vite më e re janë çifti i parë i pamartuar që ka jetuar në Downing Street. Ata u zhvendosën atje në korrik 2019 dhe thuhet se Johnson i propozoi për martesë partneres gjatë pushimeve në ishullin e Mustique.
Lajmi se ishin fejuar dhe do të mirëprisnin në jetë fëmijën e tyre të parë u njoftua në shkurt të vitit të kaluar.
Në të njëjtin muaj, Johnson u divorcua zyrtarisht nga ish-gruaja e tij Marina Ëheeler, me të cilën ka dy vajza dhe dy djem.
Johnson ka qenë martuar edhe me Allegra Mostyn-Owen. Djali i Symonds dhe Johnson, Wilfred Lawrie Nicholas Johnson, lindi në prill të vitit 2020.