Ja çfarë mund të bëni kur jeni të mërzitur
Na ndodh shpesh të jemi të mërzitur ndoshta edhe pa ndonjë arsye konkrete. Dëshira në ditë të tilla është të qëndrojmë gjithë ditën të shtrirë ngohtë në shtëpi pa komunikuar me askënd, por kjo nuk është zgjidhja e duhur.
çfarë të bëjmë në ditët tona më të këqia? Lexoni disa këshilla. Do t’ju vijnë në ndihmë, na besoni.
Sa të qëndroni të mbyllur në dhomën tuaj ku në mendje do t’ju vijnë vetëm mendime të trishta, shkoni në një shëtitje. Shijoni ecjen vetëm ju dhe vetja juaj, në një park. Lërini telefonata. Nëse keni këngë të preferuara atëherë dëgjojini gjatë ecjes. Do t’ju bëjë vërtetë mirë.
Bëni palestër. Shpesh mendimet negative nuk nxirren në asnjë vend tjetër më mirë se në palestër.
Shikoni në frigoriferin tuaj. Duhet të keni patjetër disa produkte që mund të krijoni diçk të shijshme vetëm për veten. Një gatim i thjeshtë do ju heqë mendjen nga mërzia.
Kujdesuni për pamjen fizike tuajën. Bëni make-up, zbukurohuni, vishni rrobat tuaja të preferuara, parfumosuni dhe dilni në vendin që ju pëlqen më shumë.
Dëgjoni muzikën tuaj të preferuar. Nuk e kemi fjalë për këngë të trishta. Kjo do ta përkeqësonte gjendjen tuaj. Dëgjoni këngë ritmike që ju ngrejnë adrenalinën.
Ndryshoni dhomën tuaj. Metodë antistres perfekte. Nëse nuk ju pëlqen më tavolina, dollapi apo krevati aty ku është, ndryshoni pamjen.
Thërrisni një mik të vjetër që nuk keni folur prej kohësh.
Provoni të pikturoni. Edhe nëse nuk jeni më të mirët në pikturë ndoshta rezultati do të jetë i këndshëm.
Bëni një dush në një vaskë të ngrohtë. Është kaq relaksuese.
Meditoni dhe bëni yoga. Metoda antistres e përhapur në gjithë botën. Nëse nuk keni informacione të shumta, kërkoni në internet.
Shkruani. Hidhini mendimet tuaja në një fletë ose në diarin tuaj për gjendjen që jeni në ato momente.