Sorry, no posts matched your criteria.

“Ishte shumë e bukur”/ Zbulohet takimi i John F. Kenedy princeshë Diana

Ata u takuan fshehurazi në vitin 1995, në një hotel në Nju-Jork. John F. Kenedy Jr. dhe princesha Diana kaluan 1 orë e gjysmë së bashku, pasi ia dolën të hynin në hotel duke i shpëtuar syrit të vëmendshëm të paparacëve.“People”, e cila i është rikthyer këtij takimi, shkruan se J.F.K., Jr. donte që Diana, në atë kohë e divorcuar nga Princi Charles, të pozonte për kopertinën e revistës së tij politike “George”. Ajo pranoi ta dëgjonte kërkesën e tij – por për ta bërë këtë duhet të uleshin të flisnin. Të dy ndiqeshin nga tufa paparacësh.

U desh një plan i detajuar për një takim në një suitë në hotelin “Carlyle” në Upper East Side. E kuptueshme kjo nëse kemi parasysh faktin se personazhet ishin djali i një presidenti dhe një princeshë.

Dhe plani u bë më i thjeshtë sesa mund të mendohej: J.F.K. Jr. dhe Diana duhet të hynin nga dera e përparme.

Logjika ishte kjo: Nëse gazetarë dhe papravë do të merrnin vesh diçka për takimin, gjë që ishte e pashmangshme, ata do të supozonin se dy të famshmit do të përdornin hyrjen anësore më pak të dukshme.

Por, siç thuhet, fati është në anën e guximtarëve. Gazetarët e morën vesh dhe ishin grumbulluar te hyrja anësore e hotelit.

Takimi zgjati një orë e gjysmë, por nuk pati rezultat. Lady D nuk pozoi kurrë për revistën George. Sidoqoftë, stafi i J.F.K. Jr. e kujton edhe sot atë takim. Asistentja e tij në atë kohë, RoseMarie Terenzio, thotë: E mbaj mend që më tha: Ajo është vërtet e gjatë!. Ai më tha edhe se ajo ishte shumë e ndrojtur. Ai ishte i befasuar se sa e duruar ishte ajo”, thotë Terenzio.

 “Unë mendoj se ata të dy ishin takuar me Nënë Terezën, kështu që ata folën gjatë për të. Dhe ai i tha se ishte shumë e bukur”.

Matt Berman, ish -drejtori krijues i George, e kujton Lady D. kështu: “Ajo kishte një palë këmbë të mrekullueshme”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com