Sorry, no posts matched your criteria.

“Ishte arsyeja e vdekjes së saj!” – Zbulohet skandali i intervistës së Princeshë Dianës në vitin 1995

Intervista e famshme e Princeshë Dianas për programin investigativ “Panorama” të BBC në vitin 1995 tronditi Pallatin Mbretëror por edhe mbarë botën, por tashmë, dekada më vonë është zbuluar se ajo ishte siguruar përmes një mashtrimi të rëndë.

Një hetim i vitit 2021, i udhëhequr nga Lord Dyson, konfirmoi se gazetari Martin Bashir që siguroi intervistën, kishte përdorur dokumente të falsifikuara për ta manipuluar Dianën dhe familjen e saj, ndërkohë që drejtues të BBC tentuan ta mbulonin skandalin.

Gazetari investigativ Andy Webb, i cili ka 20 vite që kërkon të vërtetën, ka publikuar librin “Dianarama: Deception, Entrapment, Cover-Up, The Betrayal of Princess Diana”, ku zbulon detaje të reja tronditëse.

Ai tregon se Bashir përdori dokumente të falsifikuara që pretendonin se njerëz pranë Dianës po e spiunonin atë për Pallatin, pasi kishin qëllim ta eliminonin. Gjithashtu, një tjetër mashtrim ishte edhe se Princi Charles kishte një marrëdhënie të fshehtë me kujdestaren e 2 djemve të tyre, madje që ajo kishte bërë një abort pas një shtatzënie me Charles.

Kanë qenë këto disa nga arsyet që e vunë Dianën nën presion, të ndihej vetëm tashmë dhe në rrezik jete, çka e shtynë atë ta pranonte intervistën dhe të bënte deklaratat “bombë”: se Charles kishte një marrëdhënie me Camilla Parker Bowles dhe se Diana vet kishte pasur një marrëdhënie me James Hewitt.

Webb thekson se BBC kishte dijeni për falsifikimet që në vitin 1995, por zgjodhi t’i fshihte. Për pasojë, Princeshë Diana nuk u paralajmërua kurrë çka i ndryshoi asaj mënyrën e reagimit e rrjedhimisht edhe të ardhmen e saj.

Sipas gazetarit, manipulimi e shtyu Dianën të humbiste besimin te stafi zyrtar dhe te mbrojtja e pallatit mbretëror, duke e lënë të pambrojtur atë edhe në ditët e fundit të jetës.

Vëllai i Dianës, Charles Spencer thotë se mashtrimi i Bashir dhe mbulimi nga BBC e çuan Dianën drejt një rruge që e bëri të ekspozuar dhe të pambrojtur, duke besuar se kjo gjendje ndikoi drejtpërdrejt në rrethanat e vdekjes së saj në Paris në vitin 1997.

Webb gjithashtu thekson se e gjithë e vërteta ende nuk ka dalë në dritë, ndonëse mijëra dokumente të reja të BBC-së janë publikuar së fundmi pas kërkesave të tij ligjore. Sipas tij, Diana vdiq pa e ditur kurrë që ishte viktimë e një skeme të ndërtuar mbi gënjeshtra. Për këtë të vërtetë janë të interesuar edhe Princi Harry e Princi William, të cilët mendojnë t’i shkojnë deri në fund të vërtetës.

Martin Bashir

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com