Irina Shayk flet për herë të parë për lidhjen e saj me Kanye West
Pas divorcit nga Kim Kardashian, Kanye West u përfol gjatë në mediat rozë lidhur me nisjen enjë romance të re me modelen e njohur Irina Shayk.
Mirëpo, disa burime për mediat e huaja tregojnë se ata nukkanë qenë asnjëherë bashkë dhe mes tyre nuk mund të lindë diçka serioze.
Sidoqoftë, marrëdhënia e tyre vazhdon të jetë e nxehtë dhe Irina nuk i ka shpëtuar pyetjeve për reperin nga “Higsnobiety”.
Gjatë intervistës së dhënë modelja ruse ka mohuar të ketë patur ndonjë lidhje dashurie që nga ndarja e saj nga Bradlyn Cooper, në qershor të vitit 2019.
“Nesër do të ketë thashetheme se jam duke takuar rojen e ndërtesës time apo dikë tjetër, në rregull? Pastaj pasnesër, do të jetë dikush tjetër.
Shikoni, gjithmonë ka diçka atje, dhe unë po e mbaj për vete,” tha ajo, pa dashur të shprehet më shumë.