Sorry, no posts matched your criteria.

Intervista e rrallë e Linda Ramës: Nga heqja dorë e privilegjeve kryeministrore, tek marrëdhënia e veçantë me Zahon

Linda Rama është shfaqur mbrëmjen e sotme në një intervistë të rrallë televizive. Bashkëshortja e kryeministrit ka zgjedhur Ilva Taren, e cila po mbyll karrierën e saj në televizion për të dhënë një nga intervistat më të ndjera për familjen, por edhe për karrierën e saj, larg fokusit e të qënurit gruaja e kryeministrit.  Sipas saj, statusi i bashkëshortes nuk është gjithnjë i lidhur me privilegjet por mbi të gjitha me identitetin e saj personal dhe profesional.

 “Unë që në ditën një, për të shmangur pikërisht këtë që thatë ju, këtë futjen e hundëve, privilegjet, gjithë këto që qarkullojnë lehtësisht, në ditën një të Edit unë, ajo që bëra sapo mu dha rasti ishte që të refuzoja të gjithë ekipin e shërbimit që ishte presupozuar të shërbente si më përpara në familjen e kryeministrit. E para sepse nuk e kuptoja pse duhet të vinte në familje sepse ne jetonim, ne kishim vendosur të jetonim në një shtëpi tonën dhe nuk kishim shkuar në ndonjë rezidencë qeveritare dhe e dyta sepse doja të shmangia çdo lloj situate që unë nuk e quaja të arsyeshme dhe atëherë kam insistuar që ekipi i shërbimit të familjes së kryeministrit të zhvendosej në Kryeministri me bindjen që, pranë kryeministrit me bindjen që kryeministri me orë të gjata është aty”, -tha Linda Rama.

Gruaja e kryeministrit Rama shtoi gjithashtu se ajo nuk ka punonjës sigurie dhe se çdo ditë vijon të shoqërojë djalin e saj duke i dhënë vetë makinës.  “Unë kështu e filloj ditën, unë në timon dhe ai mbrapa dhe ne komunikojmë me njëri-tjetrin. Ai tani është rritur, më ve muzikën, unë e gjej mundësinë që të flas me të gjëra mbase ndonjëherë dhe të rëndësishme. Ajo është një pjesë e bukur e jetës time dhe mua ai timoni më ndihmon për këtë gjë edhe i jap edhe Zahos një model që mami është ajo, edhe Rea. Rean e çonin gjyshërit po unë e çoja nëpër këto kurset, nëpër këto gjërat dhe unë dua ta ketë ai si, dua të më mbajë mua mend si shoqëruese të tij të parë në këto largimet nga shtëpia”, tha Rama.

Zonja Rama ka folur edhe për marrëdhënien që ka me të bijën. “Nuk doja të isha shoqe me të. Kam dëgjuar shoqet e mia që thonin ‘vajzën e kam si shoqe’. Dhe unë nuk doja thoja jo, unë dua të kem rolin e nënës jo të shoqes. Dhe një ditë dëgjova një episod, kur Rea thoshte që unë dua të rris fëmijët e mi siç më ka rritur mami mua. Dhe thashë, çfarë the Rea, të lutem thuaje sërish….nuk e besoja dot. Sepse Rea është një njeri me mendje të hapur. Po mami më tha sepse tani unë e di shumë mirë se ku dua të jem, më herët bezdisesha për këshillat e tua, për orientimet, por tani e kuptoj”, u shpreh ndër të tjera Linda Rama.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com