Sorry, no posts matched your criteria.

“Influencer me patentë”! Kina vendos rregullin që vë në siklet krijuesit në rrjete sociale

Qeveria kineze ka vendosur që influencuesit e brendshëm të cilët flasin për tematika delikate dhe specifike, duhet të tregojnë dëshminë e kualifikimit profesional në mënyrë që të vazhdojnë aktivietet e tyre.

Fushat që janë prekur kryesisht nga ky rregull i ri janë ajo e ligjit, mjekësisë dhe e financës, të cila kërkojnë argumentim që nuk është lehtësisht i aksesueshëm nga të gjithë, por që kanë rëndësi të lartë për komunitetin.

Të gjithë krijuesit e përmbajtjeve online (content creators) do të jenë të detyruar t’i dorëzojnë certifikimin e tyre platformës në të cilën do të ushtrojnë aktivitetin, ndërkohë që ata që do bëjnë “live streaming” do të duhet t’ja tregojnë drejtpërdrejt publikut kualifikimin.

Ndërkohë që ky rregull i ri i qeverisë kineze mund të jetë një lajm i mirë në luftën ndaj keqinformimit në rrjete sociale, është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj krijuesve të pavarur.

Në një shtet si Kina që jetohet nën një regjim strikt dhe të hekurt, këto lloj rregullash apo ligjesh në raport me mediat sociale nuk janë tashmë një risi. Kujtojmë se në vitin 2021, qeveria vuri një limit prej 3 orësh për të gjithë fëmijët deri në 16 vjeç, si orar për të luajtur lojëra me kompjuter.

Gjithashtu në vitin 2022 doli një ligj që ndalonte ndjekjen e “live streaming” pas orës 10 për fëmijët deri në 16 vjeç. Edhe lëvizja e fundit për influencuesit online, shihet si një strategji e qeverisë kineze për t’i lehtësuar më shumë vetes kontrollin dhe rregullimin e aktiviteteve që ndodhin në rrjet.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com