“Humba nënën, po s’desha ta anuloj”/ Ramë Lahaj mban koncertin e premtuar
Ramë Lahaj ka shpërndarë me ndjekësit lajmin se ka humbur nënën e tij. Ditën e djeshme ai po performonte në sheshin ‘Skëndërbej’ në Prishtinë, ku dhe dha lajmin
Ai ka mbajtur me version të shkurtur koncertin pasi nëna e tij u nda nga jeta dy orë përpara shfaqjes që u zhvillua në sheshin “Skënderbej”.
“Ju kërkoj falje që duhet me mbyll më herët. As një e treta e koncertit nuk ishte, sepse dy orë para koncertit ka ndërruar jetë personi më i dashur për mua, nëna, por s’desha ta anuloj”, ka deklaruar Lahaj para mijëra spektaktorëve.