Horoskopi i datës 24 Shkurt 2021
Dashi (21 Mars-19 Prill)
Duhet të tregoheni neutral ndaj situatave që mund t’iu ndodhin sot. Mos bini preh e fjalëve të ëmbla apo lajkave që mund t’iu thonë disa, por duhet të tregoheni të mprehtë dhe të matur për të kuptuar vërtetë situatën ashtu siç është.
Personat që janë çift mund të kenë probleme sot . Duhet ta lini mënjanë kokfortësinë dhe krenarinë dhe të komunikoni me njëri-tjetrin , pasi komunikimi është çelsi I çdo gjëje.
Përsa i përket beqarëve prisni ndryshime. Planetët janë në anën tuaj sot.
Demi (20 Prill-20 Maj)
Sot është dita juaj .Si gjithmonë jeni të vendosur, por sot më shumë se kurrë. Do jeni të sigurt për çdo hap që do të hidhni . Përsa i përket anës sentimentale do të përjetoni ndjesi dhe emocione të bukura, ndërsa ju beqarët do preferoni të njihni sa më shumë persona dhe në fund të vendosni për të duhurin.
Binjakët ( 21 Maj- 21 Qershor)
Një ditë plot emocione për ju të dashuruarit. Do I krijoni parternit një ditë speciale plot romancë dhe surpriza. Pram und të themi se jeni në rrugen e duhur.
Beqarëve do ju duhet akoma më shumë kohë të vendosin dhe deri atëhere janë të gatshëm të njohin sa më shumë persona.
Gaforrja (22 Qershor- 22 Korrik )
Ndikimi i planetëve do të jetë i madh tek ju, duke ju bërë të jeni sa më të hapur dhe pa komplekse. Nëse jeni në një marrëdhënie duhet të kaloni më tepër kohë me partnerin tuaj në mënyrë që lidhja të mos ftohet dhe të këtë gjithmonë vend për emocione.
Ndërsa ju beqarët do “rrezikoni” paksa dhe mund të flirtoni me dikë që është I “zënë”.
Luani ( 23 Korrik-22 Gusht )
Sot nuk është dita juaj më e mirë . Të dashuruarit do e nisin ditën me zënka për paratë e përbashkëta me parterin, por duhet të tregoheni mirëkuptues nëse doni që gjërat të mos marrin një rrjedhë tjetër.
Ndërsa përsa i përket beqarëve është se nuk do të jenë shumë realist sot dhe kjo mund ti sjelli probleme të ndryshme në situate gjatë ditës. Mundohuni të tregoheni të arsyesshëm.
Virgjëresha ( 23 Gusht-22 Shtator )
Sot planetët nuk do të kenë një ndikim të mirë tek ju . Do të ndiheni të lodhur fizikisht dhe të pamundur . Gjithashtu personat qe janë në një marrëdhënie mund të “rrezikojnë” duke menduar të krijojnë një lidhjë të dyfishtë.
Ndërsa ju beqarët nuk do të ndërmerrni asnjë hap për të krijuar diçka sepse ndiheni komod dhe mirë ashtu siç jeni,vetëm nën shoqërinë e miqve dhe familjarëve tuaj.
Peshorja ( 23 Shtator- 23 Tetor )
Dashuria do të mbizotërojë këtë ditë. Planetet e dashurisë, Marsi dhe Venusi do të ndikojnë për mirë sot . Do të ndiheni të lumtur pranë partnerit tuaj.
Ndërsa për ju beqarët do të jetë një ditë plot dinamizëm. Një person që ju pëlqeni mund t’iu propozojë, pra duhet të jeni në formën tuaj më të mirë.
Akrepi ( 24 Tetor- 22 Nëntor )
Një ditë plot vullnet për të pasur emocione të reja dhe të fuqishme. Ju të dashuruarit do të keni ndikimin e Venusit dhe do kaloni momente të bukura dhe intime me parterin tuaj.
Ndërsa për ju beqarët situatat do jenë në favorin tuaj.
Shigjetari ( 23 Nëntor- 21 Dhjetor)
Sot do të jetë një ditë paksa e zymtë dhe mendimet e shumëta do ju mbizotërojnë, por jut ë dashuruarit duhet ti leni mënjanë këto dhe te fokusoheni më tëpër tek partneri juaj dhe të krijoni një ditë të këndshme pavarësisht mendimeve “të këqija”.
Ndërsa për sa i përket beqarëve duhet të tregoheni vigjilent pasi shpirti juaj binjak është më afër seç e mendoni.
Bricjapi ( 22 Dhjetor- 19 Janar)
Mërkuri do të jetë në favorin tuaj duke ju nxitur të krijoni një jetë më intensive si në punë ashtu dhe në dashuri . Për të gjithë te dashuruarit duhet ti leni mënjanë tekat tuaja dhe të uleni të bisedoni me partnerin për gjërat që ju kanë shqetësuar.
Ndërsa për ju beqarët do jetë një ditë suprizuese pasi takimet nuk do të mungojnë, jo vetëm sot, por dhe në ditët në vazhdim .
Ujori ( 20 Janar- 18 Shkurt )
Sot do të jetë një ditë e trazuar. Për ju që jeni në një lidhje do ta nisni ditën me debate dhe për gjënë më të vogël . Nëse nuk doni që situate tq shkojë keq duhet të tregohesh tolerant.
Beqarët duhet të tregojnë kujdes dhe të matur për çdo veprim që marrin.
Peshqit ( 19 Shkurt- 20 Mars)
Sot do të jetë një ditë e bukur dhe plot pasion . Personat që janë në një lidhjë do të jenë më të përkushtuar ndaj partnerit të tyre dhe do të kalojnë një natë romantike dhe pasionante.
Ndërsa për ju beqarët mund t’iu lindi një “fiksim” I ri .