
Guess flet shqip, ja emrat e famshëm që realizuan fushatën e gjigandit të modës
Emrat shqiptarë përditë e më shumë po prekin famën ndërkombëtare. Pas muzikës, artit, aktrimit, tashmë shqiptarët po na bëjnë krenarë edhe në modeling.
Fotografi i mirënjohur Juxhin Kurti ka realizuar ditët e fundit një set për gjigandin botëror, Guess. Me fotot që tashmë kanë bërë ehonën ndërkombëtare, Juxhini realizon kështu një sukses tjetër në karrierën e tij.

E natyrisht që pjesë e fushatës së Guess ka qenë edhe modelja Oriola Marashi. Ajo është në fotografitë e fotografit, duke u cilësuar si një ndër fushatat më të suksesshme të këtij brandi dhe jo vetëm.