Graciano dhe Argjira pranojnë publikisht lidhjen e tyre
Graciano dhe Argjira kanë qenë kryefjala e mediave rozë se bashkëjetojnë së bashku.
Sot në “Trotuar”, ato pranuan publikisht lidhjen e tyre. Edi Manushi pyeti të ftuarit se cilët janë beqarë dhe Graciano me Argjirën u ngritën dhe me shaka nxituan të dilnin nga studioja për të mos folur për historinë e tyre. Por ata u rikthyen dhe me një buzëqeshje e sytë plot shkëlqim pranuan se janë bashkë. Ata thanë se kolegët e tyre në “E diell” e kanë ditur prej kohësh këtë gjë.
“Mos aktroni se ju e dini që e kam shumë inat këtë gjë. Ju e dinit të gjithë, pse bëni sikur se dini”, u shpreh Graciano.
Për t’i ngacmuar, Manushi i tha me shaka Argjirës se si ka mundësi që mes miliadra njerëzve në botë zgjodhi Gracianon si partnerin e jetës.
“Po pse mo të duket zgjedhje e keqe?”, u shpreh ajo.
Kujtojmë që të gjitha aludimet nisën kur Graciano ishte i ftuar në “Ëhy Not”.
“Jam në një bashkëjetesë dhe nuk do ta them emrin, por që jam shumë i lumtur dhe një kthesë shumë e madhe në jetën time ka qenë dhe dashuria. Më ka plotësuar shpirtërisht”, tha koreografi i njohur, Graciano.