
Global Woman Summit 2022, destinacioni i fuqizimit të grave, nëpërmjet vlerave dhe… festës
Lider! Të bëhesh lider është sfida e çdo drejtuesi e çdo gruaje që kërkon fuqizimin. Është ky misioni i Global Woman që prej vitesh ka arritur nivele globale duke u shndërruar në një fenomen. Samiti I mbajtur në Londër bëri bashkë disa nga mendjet më të mëdha të botës që kishin një kryefjalë, vendosjen e urave komunikuese për një biznes të ndritur.

Një festë e përmasave gala solli një atmosferë elektrizuese, që si asnjëherë më parë u karakterizua nga harmonia e mendësisë, por edhe nga sfidat e fituara. Themeluesja dhe CEO e Global Woman, Mirela Sula tregoi edhe njëherë se tashmë kufijtë e Shqipërisë i ka shndërruar në etnitet vlerash. Shqiptarja, e cila vite më parë e nisi këtë mision për të bërë zërin e grave edhe më të fuqishëm dhe sot ajo ka strukturuar një komunitet që rritet nëpërmjet frymëzimit të saj.

Ky Samit kishte në thelb vlerësimin e rrugëtimit të gruas në biznes, por jo vetëm. Nëse ju duket një komunitet femëror, gaboheni! Global Woman Summit mirëprit edhe gjininë mashkullore, që vlerëon fuqinë e gruas si zë i domosdoshëm në një rrjet global. Mirela Sula nga skena e Samitit, konfirmoi edhe njëherë investimin e saj për modelin e gruas në biznes. Shqiptarja, që ka ndërtuar rreth saj një klimë inkurajuese për biznesin, ndërthuri festën e Samitit me leksionet që shërbejnë për të superuar veten. Një vlerë shqiptare, që na bën edhe më shumë krenare në arenat ndërkombëtare…