Sorry, no posts matched your criteria.

Gjithçka që duhet të dini për pilulat e emergjencës, kur duhet të përdoren dhe si veprojnë

Çfarë janë pilulat e emergjencës?

Pilulat e emergjencës janë e vetmja metodë e Planifikimit Familjar që ju mbron nga shtatzënia e paplanifikuar pas një marrëdhënieje të pambrojtur seksuale. Ato duhet të merren brenda 5 ditësh pas marrëdhënies së pambrojtur seksuale. Sa më shpejt të merren, aq më të efektshme janë në parandalimin e shtatzënive të paplanifikuara.

Kur duhet të përdoren pilulatt e emergjencës?

Pilulat e emergjencës përdoren pas çdo marrëdhënieje të pambrojtur seksuale; Pas dështimit të ndonjë metode tjetër të planifikimit familjar(p.sh çarja e prezervativit gjatë marrëdhënies apo mos tërheqja e penisit në kohën e duhur para derdhjes së spermës); Nëse gruaja ka harruar të marrë 3 apo më shumë kokrra nga paketa mujore e kokrrave pë rparandalimin e shtatzënive të paplanifikuara, apo ka filluar paketën e re të kokrrave 3 ditë me vonesë.

Kush mundt’i përdorë pilulat e emergjencës?

Pilulat e emergjencës janë të sigurta dhe të përshtatshme për t’u përdorur nga të gjitha vajzat dhe gratë seksualisht aktive. Ato mund të përdoren në çfarëdolloj kushtesh shëndetësore që mund të jetë gruaja, pavarësisht problemeve të tjera shëndetësore që ajo mund të ketë. Pilulat e emergjencës mund të përdoren sa herë që jumendoni se mund të mbeteni shtatzënë, por ato nuk përdoren si një mbrojtje e vazhdueshme( çdo ditë). Pilulat e emergjencës nuk janë të efektshme nëse gruaja është shtatzënë. Njëkohësisht ato nuk dëmtojnë shtatzëninë tashmë të filluar.

Si veprojnë pilulat e emergjencës?

Pilulat e emergjencës veprojnë duke shtyrë kohën e pjekjes së vezëve te femratdhe duke krijuar kushte jo të përshtatshme në mitër për fillimin e një shtatzënie. Pilulat e emergjencës nuk ju mbrojnë nga shtatzënitë prej marrëdhënieve seksuale që kryeni pas marrjes së tyre, edhe nëse kryen imarrëdhënie seksuale në të njëjtën ditë.

Ku gjenden pilulat e emergjencës?

Kokrrat e urgjencës si Postinor, Norlevo, dhe Preventol, mund të gjenden në farmaci. Pyesni mjekun, maminë apo farmacistin, për mënyrën e përdorimit të tyre.

Keni nevojë për pilulat e emergjencës apo metoda të vazhdueshme të Planifikimit Familjar?

Nëse keni nevojë për mbrojtje të vazhdueshme(çdo ditë), atëherë ju mund të zgjidhni një metodë tjetër PlanifikimiFamiljar. Pyesni dhe diskutoni me mjekun apo maminë rreth metodave të planifikimit familjar, që ju japin një mbrojtje të vazhdueshme dhe të efekteshme nga shtatzënitë e paplanifikuara.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com