Gerta Shino rrëfen një pjesë të historisë së saj/ Isha shtatzanë, por e humba beben
Gerta Shino, një vlogere shqiptare, tashmë e njohur nga të gjithë ka rrëfyer me ndjekësit e saj një histori tepër të dhimbshme.
Ajo tregoi se ishte vetëm 5 javëshe kur e mori vesh për shtatzaninë. Si Gerta ashtu dhe bashkeshorti i saj Florenti u lumturuan pa masë sa nuk mund ta besonin dot. Nuk ishte një shtatzani e planifikuar, por ishin të gëzuar për këtë fakt.
Ajo thot ne videon e saj me lotësh :
“Une isha shtatzanë, por e humba fëmijën. Nuk ka qenë një abort me dëshirë normalisht, ka qenë pa dëshirën time, ka qenë i detyruar sepse nëse nuk do ta bëja do të humbisja jetën. Ka qenë një gjë që nuk e kisha në dorë dhe nuk mund ta shpëtoja, as unë as asnjë tjetër. Fëmija ishte jashtë mitre dhe unë kisha shumë pak kohë që e kisha marrë vesh. E kam marrë vesh që isha shtatzanë me 14 Shkurt. Bëra testin dhe doli pozitiv. Unë dhe Florenti e ndjenim që nuk do ta kishim beben. Unë isha 5javëshe. Ishte një eksperiencë shumë e bukur, por e çuditshme. Kalova një javë të bukur sepse bëja plane me Florentin për beben. Bënim plane për familjen tonë. Isha shumë e lumtur, por nuk ishte e shkruar. Pas një jave që mora lajmin u bëra ekstremisht keq. U ndjeva shumë keq, më ra gati të fikët, kisha shumë djersë. Nuk kisha dhimbje barku, nuk dyshova që mund të ishte fëmija. Krizat sa vinin dhe forcoheshin dhe thoja do vdes. Nuk kisha forcë për asgjë, isha ulur dhe vetëm rënkoja. Florenti ishte në punë. Kur e pashë që skisha zgjidhje, mora një ilaç dhe e piva. Kam kaluar 4 orët më të tmerrshme të jetës sime. Nuk merrja dot frymë, më dukej sikur po më therrnin. Më binte të fikët, çohesha prapë, të gjitha këto vetëm, me një dritare të hapur. Po dridhesha. Kur erdhi Florenti shkuam në spital. Më kanë mbajtur me urgjencë deri në 3 të mëngjesit. Kam ndenjur 4 orë kot aty se nuk e dinin se ça kisha. Ju thashë me çoni te gjinekologia se doja të dija si ishte bebja, doja të sigurohesha se ishte mirë. Kur shkova te gjinekologia doli që barku im ishte i mbushur plot me gjak dhe bebi nuk dukej fare. I thashë ku është bebi? Më tha nuk e shikoj fare. Bëri një kontroll tjetër dhe më tha se bebi është jashtë mitre. U shokova. E dija që nuk kishte shpëtim. Ishte gjallë nuk kishte vdekur. Nga kjo u ndjeva akoma më keq sepse e dija që ishte gjallë dhe do duhet ta hiqnim dhe ta vdisnim sepse ai aty nuk do të rritej kurrë. Nuk do e merrte kurrë ushqimin. Po ndihesha egoiste se unë do të jetoja, por ai jo. Më futën në operacion, më tha doktoresha se nëse nuk futesh do të vdesësh sepse e gjithë hemoragjia do të të mbulojë trupin. Operacioni zgjati 1 orë. Doktoresha më tha se arsyeja pse bebi ishte jashtë mitre ishte sepse tubi i majtë i mitrës time ishte bllokuar. Ndihem shumë në faj sepse më duket sikur trupi im e vrau fëmijën tim. Sikur trupi im nuk e mbante dot një fëmijë. Sikur dështova në mbajtjen e një bebeje. Sikur nuk ja kam ofruar kushtet që të jetojë, por e kam lënë në një cep.”