Sorry, no posts matched your criteria.

Fraza “You’re beautiful” fut në “sherr” James Blunt me Nicki Minaj

Reperja e famshme Nicki Minaj ka dashur t’i shprehë mirënjohjen fansave të saj, duke postuar një mesazh të drejtpërdrejtë në rrjetin social “X”.

“Nuk e di kush ka nevojë ta dëgjojë këtë, por jeni shumë të bukur!” – shkruan Nicki, duke marrë reagimin e shumë ndjekësve të saj, plot pozitivitet.

Por ajo çka ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ka qenë ndërhyrja e artistit shumë të dashur James Blunt, që nuk i ka rezistuar dëshirës së tij për të bërë një batutë, sapo ka lexuar frazën “You’re beautiful”.

Kënga që e bëri të famshëm në mbarë globin “You’re Beautiful” mbushi plot 20 vjeç këtë vit, dhe referuar hitit të tij, ai shkruajti përgjigjen komike për reperen.

“Nicki, ti je pak me vonesë në këtë party”. – shkruan me shaka Blunt.

Ta cilësosh Minaj si “të ngadaltë” sigurisht që nuk është mënyra më e mirë për të hyrë në muhabet me të, duke e njohur karakterin e drejtpërdrejtë të Nickit, por me siguri James Blunt e ka menduar mirë para se të komentojë.

Sigurisht që reperja mund të mos rezervojë të njëjtën përgjigje ndaj Blunt, siç reagon ndaj komenteve negative në rrjet, duke e menduar si një shaka të bukur, por deri tani nuk ka një reagim prej saj.

Aktualisht ajo është “e zënë” duke u marrë me konfliktin ndaj Jay-Z, për të dalluar menjëherë artistin britanik në komentet e saj.

Bëjmë me dije se hiti botëror “You’re Beautful” ka kaluar 1 miliardë dëgjimet në Spotify, ndërkohë që në Youtube ka mbi 900 milionë klikime.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com