Fotot shqetësojnë fansat, ylli i serialit “Friends” shfaqet i transformuar
Ylli i serialit “Friends”, Mattheë Perry ka shokuar fansat me pamjen e tij, teksa u pikas duke ecur në rrugë nga paparazzit. 52-vjeçari u fotografua në zonën Los Feliz të Los Angeles, duke tymosur cigare dhe duke konsumuar një kafe të ftohtë nga Starbucks.
I veshur me një bluzë të zezë dhe pantallona të shkurtra të bardha, aktori dukej i çrregullt dhe flakë i kuq në fytyrë, ku dallohen qartë edhe kilogramët ekstra që ka marrë.
Pasi fotot janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, fansat kanë pushtuar rrjetin duke shprehur shqetësimin për aktorin.