Sorry, no posts matched your criteria.

Fotot me Donaldin që Bora Zemani harroi t’i fshinte nga “Instagrami” po bëjnë xhiron e rrjetit

Emri i moderatores Bora Zemani ka qenë ndër më të lakuarit muajt e fundit në showbizin shqiptar, për romancën e saj me aktorin e humorit Donald Veshaj. Në urimin e saj për këtë Vit të Ri, moderatorja u shpreh se “humbi disa gjëra, por fitoi disa të tjera”, ndërsa fshiu nga “Instagrami” i saj ish-partnerin. Megjithatë fansat kanë vënë re se moderatorja ruan ende disa kujtime nga Donald Veshaj.

Në profilin e “Instagramit” të moderatores, duket se ajo nuk i ka fshirë fotot me ish-të dashurin nga seksioni “higlights”(story-t më të rëndësishme). Opsioni “highlights” i rrjetit social lejon përdoruesin të krijojë një kolazh të fotove më të mira që ka postuar duke iu vendosur një titull.

Bora Zemani ruan ende në brendësi të kolazhit të fotove të titulluar “3shat”, foto më ish-të dashurin e saj dhe vëllain e tij.  Higlights i përket emisionit që dikur moderatorja bashkëprezantonte me vëllezërit Veshaj, ku 30-vjeçarja nuk i ka fshirë fotot me dyshen edhe pse nuk i ndjek më asnjërin në Instagram.  Çifti përjetuan një histori dashurie gati 2-vjeçare, por fundi i lidhjes së tyre nuk ishte i lumtur. Aktori i premtoi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” se do dilte i vetëm nga aty dhe shkëmbyen puthje në buzë. Por pak kohë më pas, Donald Veshaj e “tradhtoi” dhe nisi një lidhje brenda BBV me këngëtaren, Beatrix Ramosaj.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com