Sorry, no posts matched your criteria.

(foto) Sfilata e “Victoria’s Secret” – Nga Bella Hadid e Adriana Lima, te një modele shtatzënë

Show i fundit i “Victoria’s Secret” u rikthye për vitin 2025, duke i dhënë krahë jo vetëm disa modeleve të reja, por edhe rikthimit të fytyrave familjare të pasarelave.

Ndër rikthimet mund të përmendim motrat Gigi dhe Bella Hadid që për herë të parë performuan për brandin e njohur në vitet 2015 dhe 2016 respektivisht. Nuk mund të mos përmendim ikonën Adriana Lima, e cila e pati debutimin e saj në vitin 1999, apo Candice Swanepoel që iu bashkua show-t në vitin 2007, për t’u bërë një “ëngjëll” në vitin 2010.

Ndër figurat e reja që debutuan në pasarelën e “Victoria’s Secret” ishin Iris Law, vajza e aktorit Jude Law, ylli i basketbollit të vajzave Angel Reese, gjimnastja olimpike Suni Lee, apo edhe Asley Gahamm, që nuk e ka për herë të parë sfilatën, si një modele me forma jo “standarde” të modelingut.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe bëri historinë e brandit të famshëm në fakt ishte Jasmine Tookes, që me një palë të brendshme “nude”, sfiloi duke treguar dhe barkun e fryrë që mbante një beb brenda.

Kujtojmë se show i “Victoria’s Secret” u vu në skenë pa ndalesë nga viti 1995 deri në vititn 2018, kur u vendos të mbyllej për shkak të akuzave të vazhdueshme për mungesë së gjithëpërfshirjes. Vite më vonë, në 2024-n kompania vendosi të rikthente sfilatën e “ëngjëjve”, por këtë herë me një gamë më të gjerë fytyrash dhe llojeve të trupave. Më poshtë geni disa nga “ëngjëjt” që sfiluan ditën e djeshme:

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com