Sorry, no posts matched your criteria.

(foto) “Jam single, por nuk kam vdekur!” – Belen Rodriguez fotografohet me kirurgun turk

Revista e përjavshme “Chi” ka publikaur disa foto të showgirl-it Belen Rodriguez në shoqërinë e një burri.

Por ndërkohë që mediat e showbizit kanë nisur thashethemet, argjentinasja ka ulur pak entuziazmin duke iu përgjigjur komentit të një ndjekësi me qetësi.

“Nuk kam asnjë të dashur. Jam ‘single’, por nuk kam vdekur.” – shkruan Belen, si për të thënë se bëhet fjalë për një flirt për momentin, por ka vend që ky flirt të mund të shndërrohet në një dashuri më vonë.

Personi me të cilin është parë të shoqërohet (disa herë) Belen në Romë është 35-vjeçari turk Kemal Alagol, me profesion kirurg. Dyshja u fotografua sërish në dalje të një restoranti të kryeqytetit italian, për t’u drejtuar te një apartament ku kanë kaluar natën, por ata u fotografuan sërish të nesërmen nga “Chi”, ku duket Kemal që mban një valixhe të Belen. Kanë qenë këto momentet ku nuk kanë munguar as puthjet plot pasion, pavarësisht se Rodriguez mohon të ketë një lidhje.

Mediat italiane bëjnë me dije se Belen dhe Kemal janë njohur në një darkë të përbashkët mes miqsh. Ka qenë ky momenti ku ka lindur shkëndija, çka ka bërë të ketë edhe më shumë takime romantike.

Gjithësesi, deklaratat e Belen që frenojnë entuziazmin shpjegohen me idenë se ajo do të jetë e kujdesshme për gjithçka, duke marrë shkas edhe nga marrëdhënia me Elio Lorenzonin me të cilin fliste për dasmë, por që gjithçka u prish.

Flitet se moderatorja e shumë programeve në Itali ka kaluar një periudhë të vështirë si nga ana profesionale ashtu edhe personale, duke luftuar dhe me depresionin. Marrëdhënia me Kemal Alagol për momentin konsiderohet thjesht si një flirt, por ndoshta shumë shpejt do të shndërrohet në një histori dashurie që do t’ja përmirësojë jetën Belen.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com