
Florina Palushaj: Wake-up and make-up
Florina është siç ka emrin, por edhe duart. Ju e dini që të qenit make-up artist sot
është shumë “cool” dhe “trendy” pasi të gjithë ne duam të dukemi bukur jo vetëm në festa dhe event, por edhe në përditshmëri. Jo më kot bota e kozmetikës po njeh një shtrirje të gjerë (gjithnjë në fakt), sidomos në rrjetet sociale. Florina Palushaj jeton në Zvicër (Luzern). Pasionin për make-up e ka zhvilluar vetëm vitet e fundit, pasi siç më rrëfen (off records) përgjatë viteve kur jetonte në Kosovë nuk i merrte njeri parasysh ëndrrat dhe dëshirat e saj. Megjithatë ato ishin aty, në atë sirtarin e pluhurosur (të mendimeve) që Florina i nxorri dhe i bëri realitet. Jo më kot sot ajo është një grimiere “freelancer”, që pasionin e ka kthyer në profesion e që po merr pjesë në shumë fashion show.
Si do t’a përshkruaje Florinën?
Florina vjen nga Gjakova. Që prej vitit 1995 jetoj dhe punoj në Zvicër. Kam më shumë se 20 vite martesë të lumtur. Jam mami e dy djemve të mrekullushëm,Andre dhe Anton. Jam një njeri që dua natyrën, njerëzit dhe të bukurën kudo që ajo shfaqet. Grua e cila ka gjithmonë syrin për të vështruar gjithçka të bukur përreth.
E inspiruar nga ngjyrat dhe diversiteti i natyrës, e cila me shumë ambicie shfrytëzon dhe inspirohet edhe nga bota e bukurisë dhe makeup-it.

Na zbulo një plan për të ardhmen…
Mund të them sinqerisht që bota e bukurisë dhe modës gjithmonë ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë tërheqëse për mua.
Për këtë arsye edhe qëllimet dhe planet për të ardhmen do të jenë padyshim investimi i kohës dhe i vetzhvillimt, akoma më fuqishëm sesa deri me sot në këtë drejtim.
Kam punuar dhe vazhdoj të punoj me njerëz të famshëm këtu në Zvicër, të cilët më angazhojnë herë pas here n Fashion Shows të ndryshme me famë botërore si, “Milano Fashion Week”, “Zürich Fashion Shows” dhe që njihen me një eksperiencë shumëvjeçare në fushën e modës MakeUp-it dhe fotografisë.
U gëzohem gjithmonë këtyre mundësive dhe bashkëpunimeve sepse aty mësoj shumë nga profesionalizmi i tyre.
Shumëherë inspirohem edhe nga blogere të ndryshme, por kreativiteti im individual më ndihmon të provoj “Looks” që nuk i ka bërë akoma dikush dhe këtu kam arritur të konstatoj se sa e rëndësishme është ta lejosh veten thjesht të të rrjedh ideja aty për aty.
Arritja më e madhe …

Suksesi në biznes dhe profesion, të ka sjellë probleme në familje?
Ky pasion i imi kërkon shumë kohë, përkushtim dhe dashuri. Jam e bekuar dhe shumë falenderuese për familjen time e cila gjithmonë me perkrahë dhe krenohen me vullnetin tim për të arritur ato që unë synoj t’i arrij. Bashkëshorti dhe fëmijët janë shtylla ime më e fortë në çdo hap që unë bëj. Mundohem shumë të jem një nënë dhe bashkëshorte e përkushtuar dhe të ndjekë ëndrrën time në profesion e cila me përmbush pas familjes time.
Make-up ka qenë gjithnjë pasioni juaj, a ja vlen ta ndjekësh pasionin?
Pasioni im ka filluar që në moshën adoleshente, kur isha 13 vjeçare. I shikoja me shumë ngazëllim dhe i admiroja vajzat apo nuset që zbukuroheshin dhe vishenin bukur. Dhe që atëherë e dija që kjo është ajo që m’a bën zemrën të më rrahë më shpejtë.
Në atë kohë dhe më pas si më e rritur vazhdoja ta dojs por për fat të keq nuk jam përkrahur të bëj diçka në këtë drejtim. Patjetër që nuk dua të paragjykoj askënd asnjëherë për atë periudhë kohe, pasi kanë qenë disa prioritete tjera që jeta m’i ka ofruar dhe për të cilat nuk jam penduar kurrë. Si përshembull martesa dhe fëmijët.
Sot mund ta ndjekë këtë ëndërr akoma me më shumë dashuri dhe mund të investoj vet për atë ç’ka dua.
Sa e bukur dhe e vështirë është të jesh make-up artiste ?
Të jesh make-up artiste është e bukur sepse mund të jesh vetvetja në krijimtarinë tënde. E bukur është që njeh njerëz të ndryshëm nga profesione të ndryshme siç e ceka, nga moda, fotografia apo videografia, nga arti në përgjithësi deri te klientët e thjeshtë që nuk janë të famshëm por të mrekullueshëm secili në llojin e vet. E bukur është që çdo herë kur komplimentohesh për krijimtarinë tënde në të cilën ke dhënë copëza shpirti dhe dashurie. Nga ajo pak nga pak del një vepër shumë e bukur artistike.
E vështirë është që duhet të jesh shumë e përpiktë me kohën, të organizohesh majftueshëm, sepse vepra të jetë e bukur duhet t’a ketë kohën e vet. Nuk mund të ngutesh dhe t’a mbarosh, por as s’mund ta zgjatesh shumë sepse koha e secilit është e vlershme dhe duhet të respektohet.
Duhet të gjesh një mes që për dy palët të jetë e pranueshme dhe që vepra mos të neglizhohet. Kërkon shumë precizion dhe dashuri që rezultati të të gëzoj ty dhe patjetër atë që e ke zbukuruar.

Keni grimuar shumë personazhe publike?
Kam pasur mundësinë disa herë të bëj grim dhe frizura për fytyra publike, se ndoshta në Kosovë dhe Shqipëri nuk i njohin. Si përshembull Miss Universe Swizerland 2023 LORENA SANTEN, modelen e njohur, Vivienne Oosch, këngëtaren latine, Suel Fernandez dhe shumë e shumë modele tjera…
Cilën do të cilësoje si përvojën më të bukur deri tani?
Eksperienca më e bukur dhe interesante që do doja t’a veçoja është java në “Milano Fashion Week”. Sepse aty ishte një tjetër dimension kreativiteti dhe kam njohur shumë njerëz interesanr dhe kreativ nga të cilët kam mësuar vazhdimisht gjatë gjithë javës për trendet e reja, se si mund të bësh grim sa më ekstravagant dhe unik që kombinohen me veshje dhe aksesor të ndryshëm. Ka qenë vërtet një mrekulli në vete, gjithçka që kam përjetuar aty dhe nuk ka çmim ai përjetim. Jam shumë e lumtur që kam qenë pjesë e asaj jave.
Në vazhdim synoj t’jem patjeter pjesë e “New York Fashion Week” pasi kisha ftesë bashkëpunimi para pak jave por që për fat të keq koha nuk më premtoi të jem në New York në atë event madhështor. Kisha shumë angazhime në Zvivër dhe nuk doja t’i zhgënjeja klientët që kishin datat e caktuara për dasma etj.
Një mesazh që keni për këdo që dëshiron të jetë make-up artiste…
Mesazhi im për make-up artistet e reja është: “Duaje pasionin tënd, fali vetes edhe gabimet dhe mëso nga ato, guxo dhe beso ne kreativitetin tënd, qëndro aktuale dhe e informuar “up to date” me trendet e reja, ngjyrat aktuale dhe asnjëherë gjatë këtij rrugëtimi mos shiko si prioritet vetëm përfitimet monetare, por përfitimet që merr nga eksperienca sepse nëse fokusi është në veprën dhe rrugëtimin tënd, shpërblimi patjetër që do të jetë edhe monetar, por mbi gjithçka që të përmbush shpirtin është vepra jote e pranuar dhe komplimentet që t’i merr për të.