Flori Mumajesi flet pas humbjes së të ëmës: Sot gati ndihem i dorëzuar pa ty…
Flori Mumajesi u shfaq dje në ekran pas shumë kohësh, për të prezantuar në “Këngën Magjike”, bashkëpunimin e tij me Klajdi Harunin. Kjo ishte hera e parë që Flori dilte publikisht pas humbjes së nënës së tij.
Pak orë më parë, ai i është drejtuar Instagramit për të ndarë disa fjalë të ndjera për të ëmën, e cila për herë të parë, nuk i dërgoi një mesazh atij për t’i thënë si doli.
“Hera e parë që nuk më vjen një mesazh nga ty! Nuk ka ditë që s’e vuaj mungesën tënde. Por edhe pse u mundova të mos dorëzohem, sot gati ndihem i dorëzuar pa ty, sepse më ka marrë malli me t’mbajt erë në qafë, më ka marrë malli me t’puth, me t’pa, me t’prek, me m’shkrujt sapo më ke parë në TV dhe të më thuash si dola. Dhe pastaj të të marrë telefon dhe të flas me ty, me ta dëgju zërin e me m’thënë ‘djali i mamit’,” -shkruan Flori, ndërsa në sfond ka këngën e tij, “Dhemb”.
Mamaja e këngëtarit u nda nga jeta në shkurt të këtij viti.