Flirt me Monica Belluccin/ Eros Ramazzotti: Keqardhje që nuk iu vardisa më shumë
Eros Ramazzottit në një intervistë për “Corriere della Sera” ka folur për herë të parë për një flirt të munguar mes tij dhe Monica Belluccit. Këngëtari pranoi se ka refuzuar interesin që Monica Bellucci kishte treguar për të si mashkull.
Gjatë intervistës, këngëtarit italian iu kërkua të bënte një rivlerësim të karrierës së tij dhe jetës private. Në një pikë, kur pyetet për pengjet që ka, ai thotë se e tillë është një jo që i ka thënë aktores. “Jeni penduar për diçka? Një jo private? Për Monica Belluccin. Ishte një kohë kur edhe ajo edhe unë ishim të lirë. Ka mbetur thjesht një kujtim i bukur. Ai ka postuar më pas një video nga show “Stasera pago io”, në Instagra, ku Monica dhe ai ishin të ftuar. “Keqardhja që nuk iu vardisa aq shumë gruas më të bukur në botë”, shkruan ai.