Sorry, no posts matched your criteria.

Fituesit dhe të veshurit më bukur në Billboard Music Awards 2022

Mbrëmjen e djeshme në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas u mbajt “Billboard Music Awards 2022”.

Në event këtë vit përfshihej një listë e madhe interpretuesish. 11 prej interpretusve ishin nominuar këtë vit, duke përfshirë Ed Sheeran, Rauw Alejandro, Silk Sonic dhe Morgan Wallen dhe Miranda Lambert.

Përpos perfomancave dhe çmimeve sigurisht që një vëmendje të madhe mori paraqitja e artistëve.

Billboard Music Awards nderon artistë të të gjithë zhanreve, muzika e të cilëve ka bërë më shumë bujë gjatë vitit të kaluar. Artistë të cilët kanë arritur sukses përmes shitjeve dhe transmetimeve të albumeve dhe këngëve.

Kryesuesi i nominimeve të këtij viti ishte The Weeknd, finalist në 17 kategori të mëdha falë albumit dhe këngëve të tij “Dawn FM’, të cilat pasuan “After Hours” të 2020-ës. Pas publikimit të albumit të saj “Planet Her”, Doja Cat ka më së shumti nominime këtë vit si finaliste në 14 kategori. Dyshja/grupi më i nominuar i BBMA-ve 2022 ishte BTS, i cili ka kryesuar “Billboard Hot 100” dy herë gjatë vitit të kaluar me “Butter” dhe “Permission to Dance”. Për më tepër, Mary J. Blige u nderua me çmimin e lakmuar “Billboard Icon” për të festuar suksesin e saj prej dekadash si muzikante.

Nga ana tjeter “People” ka publikuar një listë me të veshurit më bukur dhe në të janë emra si Kylie Jenner, Megan Fox, Doja Cat etj.

Mary J.Blige

Kylie Jenner
Latto
Megan Thee Stallion
Doja Cat
P Diddy
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly
Ty Dolla Sign
Mary J.Blige

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com