Finalja e Euro 2020 në Angli mes Covid dhe alkolit, tifozët shndërrohen në problem për policinë
Londra dhe Anglia vërtet pret finalen e madhe të dielën, me shpresën e kurorëzimit të një ëndrre historike, por në të njëjtën kohë i gjithë vendi është vënë në alarm.
Pas fitores me Danimarkën, e cila dhuroi arritjen në finale, shumë foto të orëve të para të mëngjesit tjetër bënë xhiron e botës, teksa shihje shumë të dehur duke fjetur rrugëve, në metro dhe bare.
Por, më shumë sesa kjo lidhet me faktin se në javën e fundit, euforia e “Euro 2020” ka bërë që infektimet të kalojnë nga 10-11 mijë në ditë, në 30-35 mijë në ditë.
E gjithë kjo ka bërë që sidomos stacionet e policisë në Londër të jenë në alarm me rastin e finales, duke qenë se në rast suksesi apo jo, shtetrrethimi që përfundon në orën 23:30 vështirë se do të respektohet.
Urdhri i prerë është ai i shmangies së grumbullimeve, pasi Koronavirusi në Angli ka nisur sërish që të bëjë bujë.