Sorry, no posts matched your criteria.

Filmi “The Exorcist” me një fytyrë të re, Scarlet Johansson gati të “pushtojë” horrorin…

Me zgjedhjen e saj të fundit, aktorja Scarlett Johansson ka vendosur të “ridimensionohet”, duke kaluar nga një film me dinosaurë, te një me… ekzorcizma!

Amerikania do të jetë protagoniste së shpejti në një nga filmat më të famshëm të zhanrit horror, “The Exorcist”. Mediat e huaja e kanë cilësuar një “projekt radikal” këtë, pasi filmi i ri do ta zgjerojë ngjarjen larg koordinatave të origjinalit të vitit 1973, pasi do të përqendrohet më shumë tek torturat e brendshme të personazheve.  

Ky film, që do të jetë me regji të Mike Flanagan, do të vijë pas filmit të vitit 2023 “The Exorcist: Believer”, suksesi i të cilit nuk ishte aspak ai që pritej, prandaj dhe detyra e regjisorit dhe Scafrlet Johansson do të jetë “e rëndë” për t’u mbajtur mbi supe, pasi duhet të rikthehet lavdia e ikonës së horrorit.

Filmi origjinal i “The Exorcist”, i bazuar në romanin e William Peter Blatty, me regji të William Friedkin rrëfente historinë e një vajze të pushtuar nga demonët dhe përpjekjen e priftërinjve për ta shpëtuar. Ky film u kandidua për plot 10 çmime Oscar.

Ndërkohë, version i ri nuk do të replikojë të njëjtën histori, por do të japë një këndvështrim tjetër, do të jetë një projekt modern që do të bazohet në situata të tjera nga origjinali. Ky film me protagoniste Scarlett Johanson do të bazohet te drama familjare dhe tensioni psikologjik, të cilat të sjella në një narrativë të re kërkojnë ta sjellin një klasik të horrorit në një histori moderne të bazuar më shumë te thellësia emotive.  

“Scarlett Johansson është një aktore brilante, performancat e së cilës të bëjnë për vete pasi janë realiste dhe me këmbë në tokë. Ajo përshtatet në çdo zhanër, nga filmat verorë, te ato aksion, komedi e tashmë edhe në një horror. Jam shumë i lumtur që do ta kem pjesë të këtij projekti!” – është shprehur regjisori Mike Flanagan.

Kujtojmë se filmi i fundit ku u shfaq aktorja amerikane ishte “Jurassic World Rebirth”, e tashmë do të presim ta shohim te “The Exorcist”. Një ndryshim “ekstrem” zhanresh ky, që jo vetëm tregon aftësinë e Scarlett për të interpretuar role të ndryshme, por edhe një dëshirë të saj për aventura të reja në aktrim.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com