Fejohet djali i madh i Michael Jackson
Djali i madh i Michael Jackson, Prince, ka njoftuar me gëzim se është fejuar me të dashurën e tij prej tetë vitesh, Molly Schirmang.
Prince, 28 vjeç, nisi lidhjen me Molly në vitin 2017 dhe, megjithëse kanë mbajtur jetën e tyre romantike kryesisht private, ata janë shfaqur herë pas here së bashku në tapetin e kuq.
Ai e bëri publik lajmin këtë të martë përmes një postimi në Instagram, duke zbuluar se tashmë ai dhe Molly po planifikojnë të kurorëzohen me martesë.