Sorry, no posts matched your criteria.

Fejesa e Greta Koçës në Vjenë, historia që e largoi nga Shqipëria

Greta Koçi ka kohë që po qëndron larg vëmendjes mediatike. Ajo nuk ka preferuar të japë detaje për jetën e saj private dhe lajmet për të janë shumë të rralla. Mirëpo së fundmi është mësuar se Greta ka gjetur dashurinë dhe madje e ka zyrtarizuar.Thuhet se këngëtarja ka kohë që është fejuar, por këtë lajm e ka mbajtur të fshehtë. Është mësuar se djali që i ka rrëmbyer zemrën është nga Austria, vend në të cilin Greta po jeton prej kohësh. Për më tepër thuhet se ata të dy po mendojnë t’i japin fund beqarisë duke u martuar së shpejti.

Për partnerin e Gretës nuk ka ende asnjë detaj, por sipas informacioneve ai e mbështet këngëtaren plotësisht në profesionin e saj dhe madje e shoqëron në mbrëmjet muzikore.Më herët ajo është shprehur se nëse i dashuri i saj nuk do të jetë personazh publik, atëherë ajo nuk do e bëjë kurrë lidhjen publike. Kjo duhet të jetë edhe arsyeja pse Greta e ka mbajtur gjithçka të fshehtë këto kohë.

 “Jam shumë e lumtur me jetën time. Kjo pjesë dua të ngelet private, është kuriozitet i madh por dua ta ruaj timen. Nëse i dashuri nuk do të jetë njeri publik, nuk ka përse. Tani jam shumë ok dhe shumë e lumtur”, u shpreh Greta teksa ishte e ftuar disa kohë më parë në emisionin “Rudina”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com