Falsifikoi dokumentat, ja çfarë bëri babai i Britney Spears për të marë kontrollin e financave të saj
Britney Spears, këngëtarja me famë botërore, po kalon një moment të vështirë sepse babai i saj ka deklaruar se ajo është e ccmendur.
Ai tha se Britney vuan nga “dementia” për të justifikuar kontrollin që ka mbi financat e saj, raporton “Daily Mail”.
Megjithatë, fansat e këngëtares thonë se nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë ajo do ta kishte të pamundur të mësonte këngë dhe t’i këndonte ato.
Sjellja e Britney-t u përkeqësua për herë të parë në vitin 2007, kur ajo u nda nga Kevin Federline dhe humbi kujdestarinë e fëmijëve, Jayden dhe Sean.
Një dokumentar që do të transmetohet javën e ardhshme në Mbretërinë e Bashkuar, ka zbuluar se disa dokumente që e tregojnë këngëtaren si të çmendur mund të jetë arsyeja pse ajo ka jetuar nën kufizime të rrepta ligjore për 12 vjet.
Për shkak të sëmundjes së tij, financat e Spears momentalisht po menaxhohen përkohësisht nga menaxheri i saj dhe jo nga i ati. Këngëtarja do të paraqitet në gjykatë më 23 qershor.