Sorry, no posts matched your criteria.

“Eurovision Song Contest” 2023 nuk do të mbahet në Ukrainë, ja cili është shteti që do të organizojë festivalin

BBC është në bisedime me Unionin Europian të Transmetuesve për të pritur potencialisht “Eurovision Song Contest 2023” në Mbretërinë e Bashkuar.

Organizatorët e shfaqjes kanë arritur në përfundimin, pas një “vlerësimi të plotë dhe studimit të fizibilitetit”, se veprimtaria e vitit të ardhshëm nuk mund të mbahet në vendin fitues, Ukrainë. Kjo për shkak të luftës së vazhdueshme në Ukrainë, pas pushtimit të Rusisë.

Sam Ryder doli i dyti për Britaninë e Madhe në këtë Eurovision, rezultati më i mirë i vendit që nga viti 1998 ndaj thuhet se do të jetë pikërisht ky shtet që do të mbajë festivalin vitin e ardhshëm.

“Si rezultat i këtij vendimi, në përputhje me rregullat dhe për të siguruar vazhdimësinë e ngjarjes, EBU tani do të fillojë diskutimet me BBC-në, si nënkampion i këtij viti, për të pritur potencialisht Konkursin e Këngës Eurovision 2023 në Angli”, thuhet në deklaratë.

“Është synimi ynë i plotë që fitorja e Ukrainës të pasqyrohet në shfaqjet e vitit të ardhshëm. Ky do të jetë një prioritet për ne në diskutimet tona me mikëpritësit e ardhshëm.”

Mbretëria e Bashkuar e ka organizuar konkursin e këngës tetë herë tashmë, për herë të fundit këtë e bëri në 1998, në Birmingham.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com